Dafina tregon se cili është mesazhi i këngës ‘Zili Zili’.
Këngëtarja Dafina Zeqiri është një ndër emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare.
Ajo numëron shumë projekte muzikore, në të cilat kujdeset që të shfaqet çdo herë e veçantë, por të rëndësishme janë edhe kuptimet e këngëve.
Së fundi, me anë të një postimi në Instagram, artistja sqaroi se kënga “Zili Zili” përshkruan mungesën e vetbesimit tek femrat dhe meshkujt dhe nënshtrimi që e bëjë për t’i përmbushur lakmitë e veta, ndërsa thekson se duhet që secili ta respektojë veten.
“Zili Zili- eshte pershkrim i mungeses se vetbesimit dhe nenshtrimit qe si femrat poashtu edhe meshkujt i bejne vetes per te permbushur lakmite e veta… secili nga ne duhet te kete me shume respekt per veten, moral dhe karakter me te fort ne menyre qe “zilia” te mos ze vend ne jetet tona”, ka shkruar ajo.

Kënga ‘Zili Zili’ u publikua në tetor të vitit që e lamë pas, ndërsa numëron mbi 6 milionë klikime në YouTube.