Flavia flet për 'provat' e Silvanës: 'E bëri nga zilia'

Mediale Vip

Flavia flet për 'provat' e Silvanës: 'E bëri nga zilia'

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:59
Flavia, Saimiri

'Saimiri u dërgon mesazhe private vajzave për t’u argëtuar me to’- kjo ishte një prej deklaratave që Silvana Xhani, njëra prej binjakeve të eliminuara javën e kaluar, tha pak pas eliminimit të saj në natën e shtatë.

Ky debat i krijuar një javë më parë vijoi edhe përgjatë javës së parë të këtij viti, në natën e tetë të ‘Love Story’.

Silvana, në të vërtetë, nuk e ka pritur aspak mirë faktin që i është përmendur emri pa qenë e pranishme, ndaj edhe ka vendosur të reagojë përmes profilit të saj në Instagram. Ajo ka postuar disa biseda private të Saimirit, Kejdës, Flavias, madje edhe një bisedë të kësaj të fundit me shoqen e saj të ngushtë.

Në një intervistë  për programin “Daily Love Story”, Flavia ka folur për këtë diskutim dhe gjithashtu edhe për postimet e Instagramit nga ana e Silvanës, e cila i konsideroi si “prova”, që Saimiri i ka ftuar vajzat në vilë.

Si e komenton gjithë bujën e debatit të Silvanës pas eliminimit?

"E vetmja gjë që dua të them është që Silvana tregoi veten e saj në fund të fundit, nuk i ka prishur punë asnjë njeriu. Nëse mendon se ka arritur diçka me këtë e ka shumë gabim. Tani i them vetes se si kam ndenjur apo e kam ndihmuar në disa raste.

Unë e kisha kuptuar pak a shumë lojën e saj sepse ajo rrinte gjatë gjithë kohës me motrën dhe nuk e kuptova përse i duhej një shoqe që ajo të hapej. E kishte të gjithën tek pjesa që përse e nxori Saimiri pas puthjes dhe kaq."

Silvana bëri disa pastime në Instagram duke i quajtur prova, çfarë komenti ke ti për to?

"Ato nuk janë prova fare. Nuk e di çfarë ka menduar Silvana sepse unë nuk kam folur me asnjeri për këtë temë dhe siç shihej edhe tek biseda kisha thënë që kush është ajo që ka përmendur emrin tim, sepse unë kur kam diçka për të thënë ose nëse kam vënë re diçka në këtë emision që nuk më pëlqen, unë e them hapur. Tek bisedat e tjera dukej qartë që ajo ishte një ftesë nga ana e Saimirit, më shumë si shok ose si me shaka. Dukej shumë qartë që e bëri nga inati, nga zilia.

Edhe mua po më thoshte që dil nga programi se s’ke pse më mohon mua dhe ndaj e bëri edhe atë që hapi bisedat."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat