Fatjoni u tregua shumë i afërt me Anën në takimin e radhës.
Fatjon Kuqari është ndër protagonistët më të komentuar të ‘Përputhen’ dhe njëherësh ‘i preferuari’ i vajzave.
Javë më parë, ai i kishte të shpeshta takimet me Melisën, madje në takimet e tyre kishin lënë të kuptohet se po lind diçka mes tyre.
Por, ky raport është ftohur së fundi, madje dyshja kanë deklaruar se nuk do ta takojnë më njëri-tjetrin.
Në puntantën e sotme, Fatjoni kishte takimin me Ana Kaurin dhe të dy u panë shumë të afërt, saqë nuk munguan puthjet e ledhatimet.
A po lind diçka mes këtyre dy konkurrentëve, mbetet të shihet ditëve në vijim.