S4MM dhe bashkëshortja Filis duket se janë në krizë martesore.
Reperi i njohur shqiptar, S4MM dhe Filis Ismaili u martuan në muajin tetor në Belgjikë dhe organizuan një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish.
S4MM dhe partnerja e tij duket se po kalojnë një krizë për momentin sepse aludimet kanë filluar pasi fansat vunë re se reperi dhe Filis nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Ndërkohë pasi mori u shpërnda lajmi me shpejtësi se ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, Filis ka fshirë edhe fotot e martesës.
Fansat shpresonin që kjo të ishte thjesht një zënkë e momentit mes çiftit dhe se gjërat mund të rregulloheshin, por siç duket ka diçka më të madhe në këtë mes.
Nëse bëhet fjalë për ndarje apo thjesht një distancim të përkohshëm nuk mund ta themi, për sa kohë as njëri e as tjetri nuk ka preferuar të flasë.