Alban Skënderaj ka lansuar projektin e fundit muzikor.
Alban Skënderaj ka publikuar para disa minutash baladën më të re.
Këngëtari ditën e djeshme kishte parlalajmëruar se kishte gati një këngë të re, ku edhe postoi në Instagram një video nga një makinë dhe në sfond dëgjohej vetëm një pjesë e shkurtër nga projekti muzikor.
Kurse para disa minutash ai solli në treg këngën “Jolie” pa ndonjë paralajmërim në rrjete sociale.
Tekstin e shkroi Alban Skënderaj dhe u prodhua nga Lorenc Aliaj.