Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi këtë fundjavë vendosën t’i lënë pas angazhimet në punë.
Dyshja udhëtuan drejt një resorti skijimi, ndërsa publikuan fotografitë e para nga atje, bashkë me djalin e tyre, Joelin.
“Kaloni një fundjavë të jashtëzakonshme”, shkruan Amarda sipër fotografive që i ndau në rrjete sociale.
Çifti nuk preferuan të tregojnë se ku kanë udhëtuar, por fytyrat e tyre të buzëqeshura tregonin se po kalojnë momente të mrekullueshme së bashku.