Nicola Peltz po feston ditëlindjen e 26-të.
E fejuara e Brooklyn Beckham po feston ditëlindjen e 26-të.
Çifti duken mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit në postimet e tyre të shpeshta të cilat i bëjnë në rrjete sociale.
Martesa e tyre duhet të bëhej këtë vit por për shkak të pandemisë ata e shtynë për një kohë të pacaktuar.
Së fundmi Brooklyn me rastin e ditëlindjes së Nicola-s postoi një video kolazh ku çifti shihen duke kaluar momente të lumtura intime me njëri tjetrin.
“Gëzuar ditëlindjen bebi im, nuk mund të të tregoj sa shumë te dua ti më bën një njëri me të mirë dhe njeriun me të lumtur në botë. Jam shumë me fat që mund të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty dhe të krijoj kaq shumë kujtime . Shpresoj të kesh ditën më të mahnitshme sepse e meriton të dua bebe.”, shkroi Brooklyn për të fejuarën.