Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në kulmin e suksesit të saj. Ndonëse vetëm 24 vjeçe, ajo është një nga artistet më të preferuara dhe rrjedhimisht më të paguara.
Tayna madje është e pavarur dhe nuk gëzon mbështetje nga askush, duke qenë në gjendje të ia plotësojë vet dëshirat vetes. Këtë reperja e ka theksuar në një fotografi të fundit të publikuar në InstaStory, ku shfaqet teksa i jep makinës, e ndërsa në mbishkrimin e saj përmend të mirat që ka si një femër e pavarur.
“Unë punoj shumë, paguaj faturat e mia dhe mbaj veten. Jam e pavarur. Kur të më shihni, ta dini se vetëm unë jam. Unë nuk jam e mbajtur, unë bëj mbajtjen, të dashur. Tani kjo është një lloj tjetër krenarie vajza”, ka shkruar Tayna.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/10/auto_tayna1610234452.jpg)
Kujtojmë që ajo është përfolur se ajo shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim të ri me reperin Mozzik.