Prej rreth 6 muajsh Olta Boka po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë. Në muajin korrik, ajo solli në jetë Gaian, vajzën e saj të parë.
Këngëtarja nuk i kursen fotot e videot me të voglën e saj dhe sigurisht ndan këshilla me ndjekëset e saj nëna, ose që do bëhen nëna.
Mëmësia ka edhe momente të vështira, të mundimshme e të lodhshme e për këtë biem të gjithë dakord. Së fundmi. teksa ka ndarë në Instastory ku shkruan “Po ky ç’pati ishte mirë?”, këngëtarja ka treguar se edhe vajza e saj po vuan nga pagjumësia.
“Më parë Gaia arrinte të flinte edhe vetë, por pasi përjetuam një regres gjumin, e kemi më të vështirë vënien në gjumë. A keni edhe ju probleme me gjumin e bebit?”- ka shkruar këngëtarja.
Për ata që nuk e dinë, termi “regres i gjumit” përdoret për të përshkruar çdo periudhë kohore kur një foshnje që ka fjetur mirë, fillon të zgjohet më shumë herë se zakonisht ose e ka të vështirë të flejë gjumë në mbrëmje. Këto periudha zakonisht zgjasin disa ditë deri në disa javë.
Në fakt, zgjimi më shumë herë gjatë natës është thjesht një pjesë e zhvillimit normal të fëmijës suaj. Disa ekspertë shpjegojnë se kjo ndodh për shkak se modelet e gjumit të foshnjës po i afrohen gjithnjë e më shumë modeleve të të rriturve, duke kaluar herë midis gjumit të thellë e herë midis gjumit të lehtë.
Një tjetër periudhë e rëndësishme për regreset e gjumit ndodh kur fëmija është rreth tetë muajsh, të cilën disa ekspertë e shpjegojnë me faktin se fëmija mëson aftësi të reja, si zbavitja.