Familja mbretërore e feston ditëlindjen e dukeshës edhe online

Mediale Vip

Familja mbretërore e feston ditëlindjen e dukeshës edhe online

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:52
Kate Middleton

Dita e djeshme ka qenë e mbushur plot emocione të bukura për dukeshën e Cambridge, Kate Middleton e cila festoi 39-vjetorin e lindjes.

Në nder të ditës së vecantë të Kate, anëtarët e familjes mbretërore kryen disa aktivitete, ndërsa llogaria zyrtare e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip në ‘Instagram’ ndau mesazhin e ëmbël: “Duke i dëshiruar dukeshës së Cambridge një ditëlindje shumë të lumtur sot!”.

Princi Charles dhe dukesha Camilla festuan gjithashtu ditëlindjen e Dukeshës Kate duke e uruar në një postim në ‘Instagram’. “Urime ditëlindjen për dukeshën e Cambridge! “, shkruajti llogaria e ‘Clarence House’ në ‘Instagram’.

 

Middleton ka marrë urime nga ndjekësit kudo ndodhen,  duke e mbushur kështu këtë ditë speciale plot me mesazhe dashurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat