“Do t`ua heq maskat publikisht”, Don Phenom i hoqi nga lista e miqve Capital T, Ledrin dhe Gjikon

Mediale Vip

“Do t`ua heq maskat publikisht”, Don Phenom i hoqi nga lista e miqve Capital T, Ledrin dhe Gjikon

Më: 10 janar 2021 Në ora: 21:28
Don Phenom

Don Phenom si duket është i pakënaqur me këta reperë.

Rep-artisti shqiptar i njohur shqiptar duket se nuk është aspak i kënaqur me reperët shqiptar.

Në një postim të fundit ai ka shkruar disa vargje të cilat iu drejtuan kolegëve të tij ku si duket ai është revoltuar me ta.

Ai tha se këta reperë i dhurojnë respekt para fytyrës por e bëjnë këtë vetëm për interes.

“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”, u shpreh Don Phenom në faqen e tij zyrtare të Instagramit.

Kurse pas një kontrolli në faqet zyrtare të reperëve duket se ata të gjithë e ndjekin ende Don Phenom-in kurse ai ata nuk i ndjek më.

Nuk ka detaje ende se përse ka reaguar kështu reperi nga Amerika por presim se çfarë do të ndodhë për t`iu informuar me tej.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat