Anëtari i AAK-së ditën e djeshme iu ka kushtuar kohë qenve endacak.
Ai ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar “Facebook” duke treguar se iu ka dhënë ushqim kafshëve të rrugës dhe shton se arsyeja që ata ngacmojnë është pikërisht mos-ushqyerja.
Këngëtarja, Zanfina Ismaili njihet si e pasionuar pas kafshëve sidomos qenve dhe maceve. Ajo e ka ripostuar në Instagramin e saj postimin e Bekë Berishës duke e duartrokitur për veprimin e bërë.
“E saktë dhe e thjeshtë! Qeni është dhe mbetet shoku më i mirë i njeriut”, ka shkruar Zanfina.
Ndryshe, së fundi këngëtarja njoftoi se është larguar përfundimisht nga muzika.
