Këngëtarja shqiptare ka uruar nënën e të dashurit Anwar.
Sot Yolanda Hadid feston ditëlindjen e saj dhe ka pranuar urime të shumta nga miqt dhe familjarë të saj.
Asaj nuk i ka munguar urimi as nga e dashura e të birit, Dua Lipa, këngëtarja senzacionale shqiptare me të cilën ka marrëdhënie mjaft të mira shoqërore.
Ato e kanë vulosur këtë me anë të postimeve të shpeshta me njëra tjetren prej ku edhe mund të themi se ato shkojnë mjaft mirë me njëra tjetrën.
Së fundmi Dua Lipa ka postuar një imazh tejet të ëmbël me Yolanda-n në Instastory ku të dyja shihen duke buzëqeshur dhe të përqafuara me njëra tjetrën.
“Urime dtëlindjen Yolanda Hadid”, shkroi Dua.