Roberti ka emocionuar me fjalët kushtuar nënës së ndjerë.
Robert Berisha, para pak ditësh ka njoftuar se nëna e tij, Teuta Berisha ka ndërruar jetë.
Vekja e së ëmës ka bërë që ai të ndjejë zbrazëti të madhe, ndërsa me pikëllim shkruan fjalë prekëse për të.
Këngëtari ka ndarë një fotografi me të ndjerën, teksa thotë se nëna e tij do të jetë gjithmonë në mendjen e tij.
“Vdekja mendon që mund të të marrë nga unë. Por, nuk e di që ju do të jetoni gjithmonë në mendjen time. Më mungon”, ka shkruar ai.
Roberti kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë, por është përqendruar në drejtimin e një emisioni televiziv.