Ish-burri i Violetë Kukaj, tregon se e takoi këngëtaren në moshën 12-vjecare: Ishte dashuri në shikim të parë

Mediale Vip

Ish-burri i Violetë Kukaj, tregon se e takoi këngëtaren në moshën 12-vjecare: Ishte dashuri në shikim të parë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:36
Violetë Kukaj

Violetë Kukaj së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për pamjen e saj.

Këngëtarja e njohur duket më mirë se kurrë më parë derisa po krahasohet me pamjen e saj edhe me këngëtaret 20-vjecare.

Por, pos dukjes, Violetë Kukaj është përfolur shumë për shkak të ndarjes nga tashmë ish-burri i saj.

Edhe pse nuk dihet arsyeja e ndarjes, historia e dashurisë së saj kishte qenë e veçantë. Kjo për faktin se Violeta ishte veç 12-vjeçare kur ishte njohur me të.

Kjo është bërë e ditur gjatë disa intervista të shumë kohëve më parë, të pyetur se si u njoftuan, vetë ish-burri i saj ka treguar historinë e tyre interesante:

“E kam pa fillimisht në objektin e televizionit të RTP-së, tek bëhej një xhirim i ansamblit të njohur në atë kohë “Shotë Galica”, të Drenasit. Atëherë Violeta ishte më e reja e ansamblit. Ishte një vajzë, fëmijë 12 vjeçare.”

 “Tek pas shtatë vjetësh me këngën “Eja ti” në festivalin, “Akordet e Kosovës, paraqitja e Violetës me një pamje krejt tjetër më befasoi. Natyrisht aty më kaploi një ndjenjë , të cilën nuk e kisha pasur më herët. Ishte kjo ndjenja e dashurisë dhe aty vendosa, o kjo vajzë do jetë e imja për grua, o asnjë tjetër për jetë. Dhe ashtu ndodhi e pëlqyem njëri tjetrin dhe u martuam dhe vazhdojmë të jetojmë në bashkëshortësi të lumtur”, kishte thënë ish burri i saj në një paraqitje televizive vite më parë.

Dyshja së bashku kanë tre fëmijë, por që tani janë të ndarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat