Familja Kardashian ka përfunduar xhirimet për sezonin e fundit të serialit “Keeping Up With The Kardashian.”
Në shenjë falenderimi për impenjimin dhe punën e madhe që fshihet pas këtij seriali që ka gozhudar njerëzit nga e gjithë bota, familja Kardashian ka menduar t’i bëjë stafit të saj një dhuratë shumë marramendëse.
Si shpërblim për përkushtimin e tyre në punë, Kardashians iu kanë dhuruar 30 anëtarëve të stafit nga një orë të markës “Rolex”.
30 orët kanë kushtuar 300.000 dollarë për ekipin e realizimit të serialit më të famshëm në botë.