Hailey Bieber u bashkua me miken e saj të vjetër Kendall Jenner në Los Anxhelos të hënën pas pushimeve të saj në Hawaii gjatë fundjavës.
Hailey dhe Kendall u panë së bashku të hënën rrugëve të Los Anxhelos me veshje të thjeshta sportive të cilat treguan linjat e bukura trupore.
23 dhe 24 vjeçarja, kishin vendosur maska mbrojtëse ndaj koronavirusit. Kendall kishte zgjedhur një veshje të zezë dhe vjollce kurse Hailey me ngjyrë gri.
Ndryshe, modelet e njohura janë duke reklamuar së fundi çantat e firmës “Versace”.


