Dua Lipa shtatzënë? Ja detaji në postimin e fundit të këngëtares që po ‘çmend’ rrjetin

Mediale Vip

Dua Lipa shtatzënë? Ja detaji në postimin e fundit të këngëtares që po ‘çmend’ rrjetin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 07:17
Dua Lipa

Vetëm dy foto dhe disa emoji, ka mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Dua Lipa është shtatzënë.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, publikoi ditën e sotme, dy foto në Instagram, me një fustan jeshil ku e shoqëroi me dy biberonë me qumësht, një ari pelushi dhe një fëmijë engjëll.

Menjëherë filluan aludimet për një shtazani të këngëtares, e cila është në një marrëdhënie me modelin Anwar Hadid.

Por, pavarësisht se ajo dukej super seksi, fansat ishin më të interesuar për domethënien e mbishkrimit, që ishin dy biberonë me qumësht, një ari pelushi dhe një fëmijë engjëll.

Edhe pse më pas, këngëtarja i ka fshirë emojit, rrjeti po zien. Por ende na duhet të presim në ditët në vijim, nëse Dua do të reagojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat