Olsa Muhameti ka reaguar me një postim në Instagram pasi emisioni i saj vazhdon me rekord klikimesh.
Emisioni i mbrëmshëm ishte me replika të ashpra ndaj dy protagonistëve.
Melisa ishte ajo e cila shfaqi skena xhelozie pas takimit të Mevlanit me Ledjanën. Përveç dyshes të gjitha vajzat filluan të debatonin me njëra-tjetrën për situatën e cila vazhdoj të tensionohej.
Megjithatë të gjitha ato zënka paskan treguar rezultat pozitiv pasi që interesi i publikut për këtë emision është shtuar dhe episodi i mbrëmë për 12 orë ka arritur 1 milionë klikime.
Autorja, Olsa Muhameti ka shkruar: “Vazhdon Përputhen të thyej rekorde, ja publiku me çon këtë printscreen. 1 m klikime për 12 orë. Në 6 orët e para kapet 800 mijë, Mevlani i ka fajet”.