Artistja është kritikuar për inkurajimin e fansave të saj që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë.
Këngëtarja është duke shijuar një pushim me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe miqtë mes pandemisë së koronavirusit.
Fansat i kanë shkruar komente jo edhe të mira: ‘Udhëtimi i panevojshëm na vë të gjithëve në rrezik infektimi’, ka shkruar një komentues.

Në muajin prill, Dua kishte bërë thirrje për qëndrim në shtëpi si pasojë e virusit mirëpo nëntë muaj më vonë ajo fluturoi për në Meksikë me Anwar, pavarësisht se numri i të vdekurve vazhdon të rritet në SH.B.A.
Ndërsa i dashuri i saj, Anwar Hadid kohët e fundit tha se nuk do e marrë vaksinën kundër virusit korona me protekstin se ‘trupat tanë janë bërë nga krijuesi për të bërë më shumë nga sa mendojmë’.
Ai më vonë sqaroi komentet e tij: ‘Unë nuk jam ‘anti-vax. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me secilën vaksinë individualisht duke parë efekte pozitive dhe të mundshme negative ‘.
