Noizy i gëzohet suksesit të parë të këngës.
Reperi Noizy gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e tij të shumëpritur.
“1 herë e mirë”, mban titullin kënga e re e Noizyt, e cila u publikua pasi fansat plotësuan kushtin e reperit.
Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga fansat, ajo për më pak se 24 orë arriti të marrë 1 milion klikime në YouTube.
Kënga pritej të ishte ‘diss’ për disa artistë, por për këtë gjë është sqaruar Noizy me një postim.
“Në fakt ju e keni prit diss për disa artista specifik, por kjo nuk eshte diss, eshte nje kenge vetem me fakte, Kujt ti djegi le ta mbaje, #1HERE3MIRE Real Talk jo Diss. Nese do bej diss me Emra do bej vetem për ato qe ia vlen. Enjoy the music ❤️ OTR DERI NË VDEKJE”, shkruan ai.