Ariana Grande do të lansojë remixin e ri të “34+35” bashkë me Doja Cat dhe Megan Thee Stallion, të enjten, ka njoftuar vetë ajo.
Grande e paralajmëroi një gjë të tillë dje, me një videoklip që tregonte tri vajzat në figura vizatimore, shkruan NME.
Figura e mesit ishte Ariana, ndërsa dy të tjerat ishin shënuar me pikëpyetje.
Më pas, këngëtarja zbuloi se vajzat misterioze ishin Doja Cat dhe Megan Thee Stallion.