Reperi Getinjo vitin 2021 e nisi duke u aktivizuar me lansimin e disa “freestyle”.
Para pak ditësh ai publikoi “freestyle” me titull “Bars”, i cili është pritur shumë mirë nga ana e fansave të tij.
Mbrëmjen e sotme, artisti befasoi sërish fansat, duke lansuar një tjetër “freestyle” me titull “Parja”.
Siç e tregon titulli, vargjet e kësaj kënge i kushtohen parasë, ndërsa fansat e Getinjos e komplimentuan për interpretimin.