Këngëtari anglez ka publikuar një fotografi me modelen shqiptare.
Bashkëpunimi i verës 2017 nga William Singe dhe Jonas Blue ishte ai që bëri namin edhe në trojet shqiptare.
Kjo ndodhi për shkak se videoklipi i kësaj kënge u xhirua në jug të Shqipërisë.
Të ftuara në videoklip ishin dy modele shqiptare, e njëra ndër to ishte Oriola Marashi.
Ishte Jonas, vetë këngëtari ai i cili ndau një foto me Oriolën të cilën e kishte shkëputur nga xhirimet e këngës
Jonas shkroi në Instagram, “Kthim pas në kohërat e bukura nga xhirimi i klipit për “Mama” në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri!”.
Ndërsa Oriola e shpërndau fotografinë në Instastory duke e cilësuar si kujtimin më të bukur të jetës.