Ariana ishte konkurrentja e cila u eleminua nga Saimiri mbrëmjen e të hënës në emisionin Love Story.
Pas takimit të nxehtë me Saimirin, miqësia e treshes, Ariana, Suela dhe Enxhëll pati një krisje, pasi dy vajzat shprehën xhelozinë e tyre ndaj Arianës.
Por pas largimit të Arianës, Suela dhe Enxhell kanë folur në Daily Love , duke treguar mendimin e tyre për eleminimin e saj.
“Arianës dua t’i them që e kam shumë xhan dhe do mbetet mikeshë e mirë tek unë. I uroj shumë suksese, fat dhe të bëjë sa më shumë lekë”- u shpreh Suela.
“Unë me Arianën kam patur miqësi që në fillim dhe nuk e kam parë me syrin e konkurrentes. E shoh si motër se na jep dhe ndonjë mendim meqë është më e rritur. I uroj fat dhe gjithë të mirat sepse ka vërtet një zemër të madhe”-tha Enxhëll.