Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres zbuloi se kishte rezultuar pozitive me Covid-19.
Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirësisht moderatorja e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, duke shtuar se kishte vetëm dhimbje të forta shpine, sipas “Billboard”.
Së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me spektaklin e saj “The Ellen DeGeneres Show” dhe në nisje të tij foli për eksperiencën e saj me Covid-19, si dhe tregoi se si mësoi se ishte infektuar.
In this photo released by Warner Bros., a taping of “The Ellen DeGeneres Show” is seen at the Warner Bros. lot in Burbank, Calif. (Photo by Michael Rozman/Warner Bros.)
“Ka shumë gjëra negative që po ndodhin rreth e rrotull, kështu që unë dua t’ju flas për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë është e qartë.
Unë isha duke u bërë gati për spektaklin, që ju do e shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e duke bërë grimin.
Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë: ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’.
Aty pastaj të gjithë njerëzit që ishin rreth meje u larguan me vrap. Ishte shumë qesharake, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”,- tregoi Ellen.