Arbana Osmani preferon të mos publikoj imazhe gjatë kohës që është shtatzënë.
Tetorin e vitit 2020 çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Gerishaj, u bënë me një fëmijë.
Arbana solli në jetë një djalë të cilin e emëruan Diell.
Megjithëse ishte vetë Arbana ajo që e dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë në rrjete sociale, moderatorja preferoi ta mbante sa më private shtatzëninë dhe nuk publikoi thuajse asnjë foto me barkun e rrumbullakosur.
Duket se kjo gjë i ka bërë përshtypje ndjekësve të saj, të cilët e pyetën në Instastory nëse i urren fotot e shtatzënisë.
“Nuk më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë.”, u përgjigj Arbana.