Ermal Meta është rikthyer me këngë të re.
Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta publikoi projektin e ri me titull “No Satisfaction”.
Kënga e artistit flet për jetesën në botën moderne dhe për faktin se si përkundër kushteve, njerëzit nuk janë të kënaqur.
“No Satisfaction” është me tekst dhe muzikë të vet Ermalit, ndërsa e shoqëroi edhe me një videoklip.
Më 2018, Ermal Meta përfaqësoi Italinë në festivalin e këngës evropiane, “Eurovision”.