Huseyin Usta ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare.
Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta, po e shijojnë lidhjen e dashurisë.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar një video, përmes së cilës tregon tatuazhin e ri të partnerit të saj, Huseyin.

Ai kishte realizuar në krah tatuazh shqiponjën dykrenare dhe po e tregonte me krenari para kamerës.
Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj nuk i kursejnë as dedikimet romantike për njëri-tjetrin.