Sot (e premte) u shënua 22 vjetori i masakrës së Reçakut, plagë e thellë kjo për popullin shqiptar.
Gjatë ditës u bënë homazhe në Reçak nga liderët e vendit, të cilët kanë dhënë edhe mesazhet e tyre nga atje.
Në mbrëmje, qytetarët kanë ndezur qirinj në nderë të viktimave, në mesin e tyre edhe këngëtarja Mihrije Braha.
“Lavdi për 45 viktimat e masakres së Reçakut”, ka shkruar ajo.