Anxhelina Hadërgjonaj vitin e kaluar është rikthyer në skenën muzikore pas një pauze të gjatë.
Por, ajo nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi punën për këngë të reja, e një prej tyre e ka finalizuar dhe pritet të publikohet shumë shpejt.
Kënga e re e saj titullohet “No Drama” dhe pritet të publikohet më 29 janar, ndërsa do të shoqërohet edhe me klip.
“Precious” titullohet projekti i fundit i Anxhelinës, për të cilin ajo ka bashkëpunuar me emra të njohur të kësaj fushe.