Edhe Capital T kujtoi viktimat e masakrës së reçakut.
Është shënuar 22 vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe masakruan 45 kosovarë.
Masakra e Reçakut është çdo herë në kujtesën e çdo shqiptari, si një plagë që nuk do të shënohet asnjëherë.
Reperi Capital T, në llogarinë e tij në Instagram ka ndarë një imazh të shkrepur 22 vite më parë në Reçak dhe dërgoi një mesazh domethënës.
“Mos e harroni Reçakun. Historia qe harrohet perseritet”, ka shkruar ai.
Ndryshe, reperi gjatë vitit të kaluar ishte shumë aktiv me projekte të reja muzikore, e njësoj pritet të jetë edhe gjatë 2021-ës