Protagonistja e ‘Titanic’, Kate Winslet ka rrëfyer se pas xhirimeve të filmit shumë të sukesshëm është ndjerë e tallur dhe e lënduar nga media britanike.
Nëse të gjithë kemi menduar se fama e saj pas filmit të 1997-ës është rritur shumë dhe të gjithë e kërkonin, e vërteta nuk qenka kështu.
“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Krejt papritur isha shumë e famshme. U ndjeva e tallur të them të drejtën. Mbaj mend që mendoja sa e tmerrshme ishte gjithçka po ndodhte, por në fund shpresoja të kalonte dhe ashtu ndodhi, çdo gjë kaloi. Gjithë ajo periudhë më bëri të kuotoj se nëse fama ishte e tillë nuk e doja aspak. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, rrëfeu Kate për ‘WTF with Marc Maron’.
Suksesi mesa duket nuk ka qenë i lehtë për t’u pranuar nga mediat e asaj kohe dhe gjithë barrën e ka vuajtur Winslet, e cila ende pas 27 vitesh e kujton atë periudhë si goxha të rëndë emocionalisht.