Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të emisionit “Përputhen”. Ai u përjashtua nga reality show pasi theu një nga rregullat kryesorë.
Arjoni është takuar jashtë studios së “Për’puthen” me ish-konkurrenten Ana Lleshi. Ishte vetë Luli që postoi një fotografi me Anën, e cila shfaqej te shtëpia e tij.
Së fundmi, Arjoni ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, të cilët e pyesin në lidhje me konkurrentët në “Për’puthen”.
A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave ku mundesh të ua shkatërrosh karrierën si Anës?”, e pyet një ndjekës Arjonin.
Ky i fundit i përgjigjet se nuk është qëllimi i tij që të shkatërrojë karrierën të tjerëve.