Dr. Dre është kthyer në shtëpi pas gati dy javësh në spital.
Reperi ishte dërguar në kujdes intensiv në Los Angeles më 4 janar, pasi kishte pësuar aneurizëm në tru.
Nga spitali ai kishte shkruar se ishte mirë dhe se po merrte trajtim të shkëlqyeshëm nga punëtorët e shëndetit.
Të premten, miku i tij Ice-T konfirmoi në rrjete sociale se Dr. Dre është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas TMZ-së, ai do të vazhdojë të mbikëqyret nga doktorët mbi gjendjen e tij.