Aktorja e njohur turke, Meyrem Uzerli para pak ditësh u bë nënë për herë të dytë.
Meyrem, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur për rolin e Hyrem tek “Sulltani i Madhërishëm”, solli në jetë një vajzë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit së fundi një foto të ëmbël, në të cilën shfaqet me vajzën e sapolindur në krahë.
Aktorja është nënë edhe e një vajze tjetër.
Ajo vazhdon të jetë aktive në profesion, ndërsa nuk janë të pakta fotosesionet që i realizon për revista e marka të njohura.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/16/auto_139643035_412702603291754_4559001236550879061_n1610804367.jpg)