Partneri i Fjolla Morinës, Fisnik Syla festoi mbrëmjen e djeshme 30- vjetorin e lindjes. Ishte këngëtarja ajo, e cila u sigurua që i dashuri i saj i zemrës ta festonte në mënyrën më të bukur të mundshme ditëlindjen.
Një festë ku të pranishëm ishin fëmijët e të dy palëve, miqtë dhe të afërmit e tyre.
Fjolla ndau në Instagram video dhe foto nga eventi.
Të dy të veshur me të zeza, çifti i cili akoma është nën akuzë për përdorimin e armëve u argëtuan në maksimum në festë, aty ku nuk munguan as puthjet mes tyre.