Modelja shqiptare ka ndarë disa imazhe ku shihet me flokë të prera shkurt,
Arbenita Ismajli u bë nostalgjike dhe publikoi disa imazhe nga fëmijëria.
Në ditët e sotme ajo njihet si një ndër femrat shqiptare më atraktive në showbiz, ndërsa komentohet mjaft shpesh për linjat trupore seksi.
Ndonëse në media sociale ajo paraqitet gjithmonë e rregulluar dhe të gjithë e kanë zili për paraqitjet joshëse duket se modelja nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Ajo ndan me ndjekësit në Instagram herë pas here fotografi nga fëmijëria ku shihet e vogël dhe natyrisht më e thjeshtë se tani.
Së fundmi Arbenita habiti fansat e saj me fotografinë që publikoi në Instastory ku shihet me flokë të prerë shkurt ku edhe ngjason mjaft shumë me vëllaun e saj.
Në fotografi modelja shihet e veshur me rroba me ngjyra dhe duket se ka qenë në një moshë mjaft të vogël.