Altuna Sejdiu po pret fëmijën e dytë. Ani pse tashmë dihet publikisht ndarja e saj me Patris Berishën, ata kanë nisur në jetë edhe një fryt.
Media ka mësuar nga burimet e afërta me ish-çiftin se Tuna është diku në muajin e katërt të shtatzënisë dhe plane ka që lindjen ta kryejë në Amerikë, ku edhe po qëndron kohëve të fundit.
Kujtojmë që Tuna e Patrisi e patën kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2017, por që ky raport mes tyre përfundoi gjatë vitit që lamë pas.
Ata kanë edhe një djalë,Tianin, i cili po qëndron me nënën.