Kejvina Kthella është padyshim ndër modelet më komentuara dhe njëherësh të pëlqyera.
Ajo ka arritur që të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.
Për shkak të bukurisë dhe sharmit që ajo përçon përmes fotosesioneve, ka bërë që të jetë një modele tejet e suksesshme.
Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ngjallë reagime pozitive të fansave.
Bukuroshja bionde u shfaq me një fustan vezullues, që bënte t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.
“Jam unë, sheqeri”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Sa i përket makijazhit dhe flokëve, Kejvina kishte zgjedhur modelet më të përsosura ndonjëherë.