Reperi me famë botërore, Diddy publikoi ditën e djeshme një video në Instagram teksa kalonte kohë me familjen e tij.
Në pamjet shihen fëmijët e 51-vjeçarit teksa luajnë në piano dhe reperi, i cili shijon këtë moment të këndshëm me familjen.
Por ajo çfarë ra në sy ishte bluzja që ylli botëror mbante veshur.
Në bluze shihet e stampuar fytyra e këngëtares shqiptare, Dafina Zeqirit, në pjesën e shpinës.
“Çfarë e hëne ? Diddy duke veshur një nga bluzët e mia “King”,”- shkroi ajo, teksa ndau me ndjekësit e saj pamjet.
Bluzet janë prodhuar për albumin e këngëtares “King” të vitit 2017.