Pas supozimeve, më në fund ai vetë e konfirmoi se është bërë baba.
Këngëtari i njohur ka zbuluar detaje të fundit nga jeta e tij personale.
Justin Timberlake zbuloi së fundi se është bërë baba në fundvitin 2020-të.
Përveç kësaj, muzikanti i njohur amerikane në një intervistë të fundit me Ellen DeGeneres, po ashtu e zbuloi emrin me të cilin e kanë pagëzuar foshnjën, që është Phineas.
“Ai është i mrekullueshëm dhe shumë i lezetshëm… por askush nuk po fle në shtëpi prej tij. Megjithëkëtë jemi shumë të emocionuar për ardhjet e tij në jetë, dhe nuk kishim se si të jemi më të lumtur”, citohet të ketë thënë Timberlake për emisionin “The Ellen DeGeneres Show”