Ndodhemi tashmë në javën e 10-të të spektaklit Love Story në TV Klan, një natë ku nuk kanë munguar takimet romantike.
Enxhëlli ka qenë sërish e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, ku dyshja knë shkëmbyer biseda të këndshme për dshurinë.
Ata janë bërë bashkë në kinema, ku 33-vjeçari ka zgjedhur disa filma për bukuroshen nga Gjirokastra.
Madje Enxhëll është përlotur teksa ka parë një nga filmat romantik.
Saimiri: Shumica e historive të dashurisë kanë nisur në kinema. Unë të kam sjellë sot këtu sepse kam disa filma dashurie.
Enxhëll: Unë i kam shum qejf filmat romantikë dhe dua të shikoj shijet e tua. Edhe takimi jonë i parë në shi ka qenë!
Saimiri: Beson në dashuri?
Enxhëll: Besoj tek dashuria e vërtetë. Nuk e kam përjetuar asnjëherë dashurinë e vërtetë.
Saimiri: Si e mendon ti dashurinë?
Enxhëll: Dashuria është ndjesia më e bukur në botë, e shpreh me fjalë se atë dashurinë e fortë nuk është se e kam përjetuar, apo ta jetoj çdo ditë.
Saimiri: A je gati ti ta përjetosh në këtë takim?
Enxhëll: Po sigurisht që po!
Saimiri: E ke menduar ndonjëherë që mund të kishe një histori dashurie si këto nëpër filma?
Enxhëll: Po!
Saimiri: Mendoj se për dashurinë nuk ka ideale, është diçka që ndodh.
Enxhëll: Për shembull unë e kam shumë të rëndësishëm shikimin…Ndoshta duhet ta përgatisësh ti pak terrenin, sepse tek këto takimet që ke bërë…
Saimiri: Unë nuk dua që ti të shohësh takimet e tjera por dua që ti të shohësh vetëm takimin tonë. Si të duken takimet tona ty?
Enxhëll: Më duken më të thella…
Saimiri: Ti s’ke nevojë të flasësh fare se vetëm kur të shoh në sy kuptoj shumë më shumë.
Enxhëll: Po ti Saimir ke dashuruar ndonjëherë vërtetë?
Saimiri: Kam pasur histori dashurie por mendoj se s’do ketë qenë dashuri e vërtetë, sepse kur është dashuri e vërtetë nuk ka gjë në botë që të të ndajë nga njëri-tjetri.
Enxhëll: Si ka mundësi që një djalë me kaq shumë eksperienca sa ti nuk e ka përjetuar akoma dashurinë e vërtetë?
Saimiri: Dashuria nuk vjen me zor, është diçka që lind. Nuk e kam pasur atë ndjesinë që unë jam i çmendur pas dikujt ose do bëja diçka për të…në momentin që ti je me atë person harron gjithë botën përqark. Kjo është mendoj unë dashuria e vërtetë.
Enxhëll: Çfarë të pëlqen ty më shumë tek unë?
Saimiri: Sytë, i ke shumë magjik.
Enxhëll: Shumë romantike, nuk e kisha përjetuar ndonjëherë! Ne Saimir po bëjmë filmin tonë “Love Story”. Saimiri dhe Enxhëll, i mungon vetëm puthja, por që nuk i dihet sepse ti duhet ta mendosh.
Saimiri: Jemi në një rrugë shumë të mirë, edhe mezi po pres ta përjetoj këtë gjë.
Enxhëll: Edhe unë!