Ajo është ndër artistet shqiptare që për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë popullaritet.
Bëhet fjalë për Rina Balaj, e cila në postimet e saj në rrjete sociale përmban informacione të jetës dhe karrierës profesionale.
Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e 253 mijë ndjekësve, përmes fotosesionit të ri, në të cilin shkëlqeu.
Por, përpos kësaj Rina ka vendosur të ndajë edhe disa sekuenca nga prapaskenat, derisa shihej duke marrë poza provokuese.
Bukuroshja u pa me një veshje të ngushtë, çka bënte t’i theksoheshin tiparet trupore, për të cilat pëlqehet në masë të madhe.
Thuhet se artistja është në përgatitje të albumit të dytë, për titullin e të cilit ka kërkuar ndihmën e fansave.
“Zjarr” ndër të tjera është kënga saj e fundit, që bëri Rinën të kthehet sërish në top listat e artistëve më të dëgjuara.