Ata janë në mesin e të famshmëve që jetojnë ashtu sikurse pandemia të jetë mposhtur prej kohësh.
Gucci Mane dhe Tyga u panë duke festuar gjatë fundjavës bashkë me 150 persona, shkruan TMZ.
Ndeja duket se u mbajt në oborroin e shtëpisë së ish-yllit të “Real Housewives of Miami” Lisa Hochstein dhe burrit të saj kirurg plastik, Lenny Hochstein.
Disa nga njerëzit e famshëm të tjerë që morën pjesë atje, përfshinin Lil Pump, Scott Disick dhe Lil Baby.
Në video mund të shihet se nuk kishte ndonjë maskë në fytyrën e të pranishmëve në ndejë, e cila po mbahej për themelusin e “Electric Feel”, Austin Rose.
Post Malone dhe 24kGoldn, janë në mesin e artistëve që morën pjesë në atë mbrëmje.
Ata duhej të mbanin maska derisa nuk hanin dhe pinin, gjithashtu duhej të praktikonin edhe distancën sociale, por kjo qartë nuk ndodhi.
Sipas NY Post, të ftuarit u desh të testohen për COVID-19 para se të merrnin pjesë në mbrëmje.