Stina e pranverës sjell shumë ngjyra jo vetëm me çeljen e luleve, me ndërrimin e gardërobës ku mbizotërojnë ngjyrat e hapura, por tashmë plot ngjyra do jenë edhe flokët. Trendi i pranverës këtë sezon do të jenë flokët me ngjyra të ndezura dhe mesa duket e zeza, bjonde apo nuancat e kafes do dalin nga moda.
Vajzat e njohura shqiptare janë të parat që e kanë përqafuar këtë trend dhe ndër to përmendim Dhurata Dorën, e cila së fundmi i ka lyer flokët ngjyrë lejla. Apo Kida, e cila ka nuancën më të ndezur të të verdhës në flokët e saj.
Ndërkohë edhe Rina me flokët portokalli i është bashkuar këtij trendi dhe duhet thënë se me zbehjen e ngjyrës së kuqe (që ka patur më parë) ka arritur këtë rezultat.
Ju çfarë ngjyre keni ndërmend të provoni në flokët tuaj këtë pranverë?