Aktorja Yllka Gashi, e cila jeton në SHBA, ka thënë se ka shpresë për vitin 2021, derisa Joe Biden edhe pak orë do të betohet si president i SHB-ve, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë masat anti-Covid dhe të mendojnë mirë se kë do ta votojnë me 14 shkurt.
Postimi i saj i plotë:
Mirëmëngjesi!
Joe Biden edhe disa orë betohet si presidenti i 46të i SHBA-ve! Ka shpresë për 2021!
E ju vnoni maskat mirë (mlone hunën e gojën), mani distancë fizike, leni përshëndetjet për dore edhe menoni mirë kujt po ja qitni “kokrrën” me 14 Shkurt!