Pas sulmeve për lidhjen me Harry Styles, Olivia Wilde merr vendimin drastik

Mediale Vip

Pas sulmeve për lidhjen me Harry Styles, Olivia Wilde merr vendimin drastik

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:08
Harry Styles, Olivia Wilde

Olivia Wilde është përballur me një lum kritikash pasi lidhja e saj me Harry Styles u bë publike. Mirëpo për këtë arsye ajo ka marrë një vendim drastik për të mos lejuar asnjë lloj fjale të pahijshme në adresën e saj në Instagram.

Aktorja ka limituar komentet në postimet e saj nisur nga kritikat e panumërta për lidhjen e re. Pavarësisht se as ajo dhe as Harry nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre, ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Si fillim ata u fotografuan të kapur përdore në dasmën e menaxherit Jeff Azoof dhe aty nisën aludimet e para për një marrëdhënie. Më pas në media u publikuan imazhe të tjera që dëshmonin hapur lidhjen e tyre të re.

Harry dhe Olivia janë njohur me njëri-tjetrin muaj më parë për shkak të një projekti të përbashkët kinematografik, filmi “Don’t worry, darling”. Tabloidët britanikë ndëkrohë kanë mësuar se këngëtari e “Watermelon Sugar” dhe Olivia kanë filluar një romancë diskrete ndërsa ajo ishte ende në një lidhje me ish-partnerin e saj, Jason Sudeikis.

Gjithashtu, një burim tjetër ka pohuar për US Weekly faktin se ish-bashkëshorti i Olivias ende shpreson që të rikthehen bashkë.

“Jason nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të tërhiqej dhe ta linte Olivia të bënte atë që donte. Por ai ende kryqëzon gishtat e tij dhe shpreson se kjo është vetëm një fazë dhe që Olivia do ta heqë dorë nga Harry “.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat