Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë.
Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.
Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati.
Ajo i ka ndarë më herët dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre.
Kënga e parë titullohet “Zemër”.
Kënga e dytë e Encës titullohet “Ndoshta”.