Modelja e njohur ka ekspozuar linjat trupore nga pushimet.
25 vjeçarja, publikoi imazhe nga pushimet e saj bashkë me Kylie Jenner.
E veshur në bikine, Kendall zbuloi figurën e saj prej një super-modeleje. Në mbishkrimin e postimit, shkroi: “Ditë e re, ditë e mirë”, duke iu referuar inaugurimit të presidentit Joe Biden.
Në njërën nga pozat, Kendall u shfaq e shtrirë ku pranë kishte një libër teksa mbante mbuluar kokën me një kapele.
Bukuroshja e famshme pozoi në një divan ngjyrë portokalli derisa pinte një koktej.


